"Nuk e mendova kurrë dorëheqjen", Joshua flet para rikthimit në boks
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
"Nuk e mendova kurrë dorëheqjen", Joshua flet para rikthimit në boks
New Project - 2026-07-22T202229.205
22/07/2026 - 20:33
Linku u kopjua

Anthony Joshua thotë se nuk e ka menduar asnjë sekondë të lërë boksin, as pas tragjedisë që ia ndryshoi jetën.

Aksidenti afër Lagos i mori dy shokët e ngushtë, Sina Ghami dhe Latif Ayodele.

Të shtunën në Jeddah, ai rikthehet kundër boksierit shqiptar Kristian Prenga.

Boksieri flet për Daily Mail:

"Nuk e mendova kurrë të tërhiqem, sepse boksi është qëllimi im. Nuk është vetëm për të garuar. Boksi është edhe terapi. Më jep qëllim. Kur boksoj, e di që jam aty ku duhet të jem."

Joshua tha se për të boksi s'është vetëm sport, por terapi dhe arsyeja pse jeton.

"Secili e përjeton ndryshe. Unë emocionet e mia i lë mënjanë, sepse mendoj për prindërit e tyre. Është shumë më e madhe se unë. Duhet të jem ushtar i mirë."

Britanezi e përmendi se feja ka pasur impakt në të pas kohës së kaluar me Usyk.

"Mësimi më i madh nga kampi i Usyk-ut është rëndësia e lutjes. Edhe nëse nuk je shumë fetar, lutja është e rëndësishme."

Për Furyn që do ta shikojë me siguri, Joshua ka një mesazh:

"Dua që Fury të mendojë: Ky tip është një vrasës. Është bishë. Është i fortë, i shpejtë, ka lëvizje të mira, mbrojtje të mirë dhe do të jetë shumë vështirë ta mundësh."

Joshua 36 vjeç, e ka të qartë: Prenga është pengesa e fundit para super-ndeshjes me Tyson Fury në fund të vitit.

Shqiptari 35-vjeçar vjen me 20 fitore me KO dhe vetëm 1 humbje, lufta e tij mes Joshuas pritet të jetë një spektakël i vërtetë, Joshua nuk duhet ta mbivlerësojë Prengën.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026