Casemiro firmos me Inter Miami, bashkohet me Messin dhe Suarezin
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Casemiro firmos me Inter Miami, bashkohet me Messin dhe Suarezin
New Project - 2026-07-22T214918.819
22/07/2026 - 21:49
Linku u kopjua

Pas 12 viteve në Evropë, Casemiro i thotë lamtumirë futbollit elitar.

Inter Miami ka njoftuar të mërkurën firmën me brazilianin 34-vjeçar, i cili vjen si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Manchester United. Kontrata është deri në 2027 me opsion vazhdimi deri në 2029.

"Ajo që më motivon më shumë është dëshira për të vazhduar të fitoj dhe të zhvillohem. Projekti që më prezantoi klubi dhe përpjekja për të më sjellë këtu do të thotë shumë për mua. Mezi pres ta shpërblej jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje," tha Casemiro.

Në Evropë që nga viti 2012 nga Sao Paulo, ai ka luajtur për Real Madrid, Porto dhe Manchester United.

Me Brazilin ka 91 ndeshje dhe sapo luajti në Kupën e Botës 2026, e treta në karrierë pas 2018 dhe 2022.

Pronari Jorge Mas e quajti transferimin pasqyrë të vizionit të klubit:

"Kemi ndërtuar një klub global me vizionin për t'u bërë jo vetëm më të mirët në SHBA, por edhe pikë reference globale. Casemiro është gjithçka që përfaqëson ky klub: lidership, mentalitet fituesi."

Edhe David Beckham reagoi:

"Jam shumë krenar që mirëpres Casemiron dhe familjen e tij. Është një fitues që ka arritur shumë dhe jam i lumtur që zgjodhi Miami-n si shtëpinë e tij të radhës."

Tashmë ish-rivali i Barcelonës, Casemiro do të ndajë dhomën e zhveshjes me Lionel Messin dhe Luis Suarezin te kampionët në fuqi të MLS, që janë në vendin e dytë në Lindje dhe rikthehen pas pushimit të Botërorit kundër Chicago Fire.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026