​Zbulohet sekreti i Messit para ndeshjes me Anglisë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Zbulohet sekreti i Messit para ndeshjes me Anglisë
messi
15/07/2026 - 12:08
Linku u kopjua

Lionel Messi vazhdon të mahnisë botën e futbollit me mënyrën se si po menaxhon energjinë e tij në Kupën e Botës 2026, ndërsa Argjentina përgatitet për gjysmëfinalen e madhe kundër Anglisë.

Sipas një analize të publikuar nga BBC, kapiteni argjentinas e ka kaluar rreth 47 për qind të kohës së tij në fushë duke ecur, përqindja më e lartë mes të gjithë futbollistëve në turne. Megjithatë, kjo nuk ka ndikuar në efikasitetin e tij, pasi Messi vazhdon të jetë lojtari më vendimtar i Argjentinës.

Statistikat tregojnë se 38-vjeçari përshkon mesatarisht 8.2 kilometra për ndeshje dhe realizon vetëm 2.7 sprintime, dukshëm më pak krahasuar me 5.3 sprintime mesatare që kishte katër vjet më parë. Pavarësisht kësaj, ai ka regjistruar 33 goditje drejt portës dhe ka krijuar 21 raste për bashkëlojtarët, shifrat më të mira në një Kupë Bote që nga Diego Maradona në vitin 1986.

Vetë Messi ka pranuar se me kalimin e viteve ka ndryshuar mënyrën e të luajturit. Ai ka theksuar se gjatë bashkëpunimit me Pep Guardiolën mësoi rëndësinë e kontrollit të hapësirave, posedimit të topit dhe aspektit taktik të lojës, duke shtuar se futbolli modern është shumë më fizik dhe taktik sesa në të kaluarën.

Messi aktualisht kryeson garën për "Këpucën e Artë" së bashku me Kylian Mbappe, me tetë gola dhe tri asistime në këtë Botëror. Argjentina synon të bëhet kombi i parë që mbron me sukses titullin e kampionit të botës që nga viti 1962, ndërsa përballë do të ketë Anglinë në gjysmëfinalen që zhvillohet sonte në Atlanta.

Sfida pritet të jetë një test i madh edhe për mbrojtjen angleze, pasi vetëm Polonia ka arritur që në 15 ndeshjet e fundit të Messit në Kupën e Botës ta ndalojë atë të mos shënojë ose asistojë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026