Një zjarr shpërtheu në Vragoli të Fushë Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Një zjarr shpërtheu në Vragoli të Fushë Kosovës
fotozjarri1
26/06/2026 - 18:52
Linku u kopjua

Një zjarr shpërtheu në  një objekt në Vragoli të Fushë Kosovës, afër magjistrales Pejë- Prishtinë, siç shihet në pamjet e KosovaPressit të xhiruara rreth orës 18:40.

Zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti tha se nuk ka të lënduar.

Tash për tash nuk dihet shkaku.   

‘’Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.  Menjëher në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin.  Bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale, nuk ka persona të lënduar’’, tha ajo.

Policia po punon për ndriçimin e rrethanave që çuan në shpërthimin e këtij zjarri.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026