Një person u vra me mjet të mprehtë të hënën mbrëma në Dragash, i dyshuari në arrati
2-Second
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Një person u vra me mjet të mprehtë të hënën mbrëma në Dragash, i dyshuari në arrati
shiriti i policiseeee
30/06/2026 - 09:00
Linku u kopjua

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, pas një rrahjeje mes disa personave.

Sipas policisë, viktima dyshohet se paraprakisht ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa rasti është cilësuar si "Vrasje e rëndë".

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026