Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në “Breg të Diellit”
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në “Breg të Diellit”
Gjykata Themelore në Prishtinë njoftoi se i caktoi masën e paraburgimit një muaj ndaj të pandehurit A.P. për vrasje të rëndë.
Krimi ndodhi më 27 maj, në “Breg të Diellit“ në Prishtinë, ku u vra Agron Hajdari.
Sipas gjykatës, ekziston rrezik real që nëse i pandehuri lihet në liri, mund të arratiset me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale si dhe të pengojë në rrjedhën normale të procedurës penale.
Njoftimi i plotë:
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.P., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftim.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate pasi që, ekziston rrezik real që nëse i pandehuri lihet në liri, mund të arratiset me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe të pengoj në rrjedhën normale të procedurës penale.Gjykata gjithashtu konsideron se nëse i pandehuri lihen në liri ekziston rreziku që i njëjti do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke asgjësuar, fshehur, e ndryshuar ose falsifikojë provat e veprës penale apo duke ndikuar në dëshmitarë”.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.