Një i vrarë e tre të lënduar në Gjakovë, policia jep detaje
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Një i vrarë e tre të lënduar në Gjakovë, policia jep detaje
Policia
Foto Ilustruese
07/06/2026 - 23:24
Linku u kopjua

Një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur të dielën mbrëma në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se rreth orës 21:30 policia ka pranuar informatën për incidentin.

“Si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë. Njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, që dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Ndër të lënduarit është edhe personi i dyshuar”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas saj, njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

Policia ka njoftuar se motivi fillestar i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje mes fëmijëve, e cila më pas ka eskaluar në përleshje mes të rriturve.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026