Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksident, bllokohet autostrada “Arbër Xhaferi”
Lexohet për: 2 min.
Aksident-trafiku-1-2-560x404
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Arbër Xhaferi”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë KosovaPress-it, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40, në fshatin Bibaj të Ferizajt, drejtimi Kaçanik.

“Policia ka reaguar në vendin e ngjarjes me njësitet relevante, janë njoftuar ekipet emergjente dhe pas arritjes në vendin e ngjarjes është konstatuar se në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet. Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit dhe tre persona tjerë kanë marrë lëndime trupore, njëri nga ta me lëndime më të renda dhe është përcjellur për trajtim mjekësor. Njësitet kompetente për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në autostrade janë marrë me rastin dhe deri në përfundimin e vendshiqimit nga mjekësia ligjore do të ketë bllokim të rrugës në këtë lokacion. Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes, të respektojnë shenjat dhe kufizimet në rrugë dhe autostrada, në mënyrë që të shmangen rastet e tilla që shpesh po përfundojnë me pasoja të rënda dhe humbje jetësh njerëzore”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024