Një i mitur gjendet i vdekur në Vaganicë të Mitrovicës
Lexohet për: 1 min.
Policia-e-Kosovës-2-of-2
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një i mitur është gjetur sot pa shenja jete në kanalin e "Ibër Lepencit" në Vaganicë të Mitrovicës.

Lajmi për Kosovapress është bërë i ditur nga Avni Zahiti, zëdhënës i policisë rajonale në Mitrovicë.

“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e "Ibër Lepencit" në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete në ujë një i mitur. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka thënë ai.

Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se viktima kishte hyrë në kanal për t'u larë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025