NISMA prezanton aderimin më të ri në këtë parti
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
NISMA prezanton aderimin më të ri në këtë parti
nisma-270125
27/01/2025 - 14:04
Linku u kopjua

Nisma Socialdemokrate ka prezantuar aderimin e profesoreshës, Hysnije Mustafa në këtë parti.

Me mandat të tretë si anëtare e Kuvendit Komunal në Ferizaj, Mustafa nga sot i është bashkuar kësaj partie.

Në një konferencë për media, Mustafa derisa ka treguar arsyen që i është bashkangjitur Nismas Socialdemokrate, tha se bashkërisht do të bëjnë punë të mira për të zhvilluar vendin.

“Kam vendos t’i bashkohem Nismës Socialdemokrate meqë isha në prag të pushimit të aktivitetit tim politik, por duke parë vizionin e njerëzve kaq të prirur për punë të mbara, siç është kryetari në këtë parti dhe miqtë e mi, e shumë të tjerë vendosa të punoj bashkë me këtë parti për punë të mira për vendin”, tha ajo.

Ndërsa, anëtarja e kësaj partie, Xhevahire Izmaku ka vlerësuar se Mustafa do të jetë njëra nga pjesëtarët e ekipes profesionale që do të kontribuoj në këtë rrugëtim të ri.

“Hysnija është një grua e zonja, një ndërmarrëse e re, me mandat të tretë si anëtare e Kuvendit Komunal në Ferizaj, është vajza e ish të burgosurës politike, Syzana Reshani. Nga sot, pra bëhet pjesë e Nismës, do të jetë njëra nga pjesëtarët e ekipes profesionale që do të jemi bashkë në këtë rrugëtim të ri”, tha ajo.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026