Nisin procedurat për themelimin e Bankës Zhvillimore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nisin procedurat për themelimin e Bankës Zhvillimore
Foto Arkiv
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bën të ditur se ka nënshkruar vendimin për krijimin e grupit punues që do të merret me hartimin e projektligjit për Bankën Zhvillimore.
Përmes një postimi në Facebook, Murati tha se themelimi i Bankës Zhvillimore do të krijojë mundësi më të mëdha financimi për sektorët kyç të ekonomisë.
“Sot kam nënshkruar vendimin për krijimin e grupit punues që do të merret me hartimin e projektligjit për Bankën Zhvillimore. Kreditimi i prodhuesve, eskportuesve, dhe projekteve tjera zhvillimore me kushte të favorshme financiare do të jetë shumë më i lehtë me Bankën Zhvillimore”, shkruan Murati.
Sipas Muratit, përmes kësaj banke do të lehtësohet kreditimi i prodhuesve, eksportuesve dhe projekteve të tjera zhvillimore, duke ofruar kushte më të favorshme financiare.
Ai theksoi se Banka Zhvillimore do të shërbejë si mekanizëm mbështetës për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e investimeve në vend. /Kosovapress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.