Mbahet në Bruksel Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, pritet mbyllja e tre kapitujve të negociatave
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbahet në Bruksel Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, pritet mbyllja e tre kapitujve të negociatave
edi12
14/07/2026 - 19:59
Linku u kopjua

Shqipëria hedh sot një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Në Bruksel mbahet konferenca e 9-të ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nga ku do të zyrtarizohet mbyllja edhe e tre kapitujve të tjerë.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me delegacionin zyrtar shqiptar, udhëtoi sot drejt Brukselit për të marrë pjesë në këtë takim të rëndësishëm të procesit të integrimit europian.

Bëhet fjalë për Kapitullin 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitullin 26 – Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë.

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cilësoi 14 korrikun si një “Super të Martë” për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se, për herë të parë në më shumë se dy dekada, po zhvillohen katër konferenca ndërqeveritare të anëtarësimit brenda së njëjtës ditë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026