Ish-portieri i Arsenalit humb jetën në aksident trafiku
Sport
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Ish-portieri i Arsenalit humb jetën në aksident trafiku
arsenal
17/04/2026 - 08:23
Linku u kopjua

Alex Manninger, ish-portieri që ndihmoi Arsenalin të fitonte dopietën në vitin 1998, ka vdekur në një aksident me makinë në Austri, në moshën 48 vjeç.

Klubi i tij i parë, Red Bull Salzburg, dha lajmin e trishtueshëm të enjten. Klubi i Bundesligës austriake tha në një postim në llogarinë zyrtare X: “Ne mbajmë zi për ish-portierin tonë Alexander Manninger, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij. Pusho në paqe, Alexander.”

Policia e Salzburgut tha në një deklaratë se aksidenti ndodhi rreth orës 8:20 të mëngjesit sipas orës lokale. Ekipet e ndihmës së shpejtë e nxorën shoferin nga automjeti, por thanë se tentimi për ta mbajtur në jetë ishte i pasuksesshëm.

"Sipas hetimeve fillestare, makina u godit nga një vagon i Salzburger Lokalbahn ndërsa po kalonte kalimin hekurudhor dhe u zvarrit. Shoferi ishte vetëm në automjet. Shoferi i trenit nuk u lëndua."

Edhe Arsenali reagoi për këtë ngjarje tragjike duke shkruar: “Të gjitha mendimet tona janë me familjen dhe të dashurit e tij në këtë kohë tepër të trishtueshme. Pusho në paqe, Alex.”

David Seaman, të cilin Manninger e zëvendësoi te Arsenali, tha: “Kur mendoj për Alex Manninger, ai ishte një portier fantastik për ne. Ai erdhi dhe më zëvendësoi gjatë një kohe vërtet kritike për të na ndihmuar të fitonim dy tituj. Ai luajti jashtëzakonisht mirë. Ai ishte vetëm një djalë i ri kur u fut në ekipin e parë. Për një 20-vjeçar të vinte dhe të luante për Arsenalin në mënyrën që e bëri ai ishte vërtet e veçantë.”

I paraqitur 33 herë për Austrinë, Manninger iu bashkua “Topçinjve” në një transferim prej 500,000 £ nga Grazer AK në qershor të vitit 1997, ku bëri 64 paraqitje nën drejtimin e Arsène Ëenger dhe fitoi Premier Ligën gjatë një qëndrimi pesëvjeçar përpara se të largohej për në Espanyol, me David Seaman dhe Richard Ëright që i bllokuan rrugën drejt ekipit të parë.

Ai luajti gjithashtu edhe me Torinon, Bolognan, Sienën dhe Juventusin në Itali, Augsburgun në Gjermani dhe për një kohë të shkurtër te Liverpooli në ligën e parë angleze. Manninger nuk bëri një paraqitje zyrtare për Liverpoolin pasi iu bashkua një marrëveshjeje afatshkurtër në korrik 2016 për atë që rezultoi të ishte sezoni i tij i fundit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026