Nis kampi veror i FHK-së, fokus te talentet e reja të hendbollit
Vendor
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nis kampi veror i FHK-së, fokus te talentet e reja të hendbollit
New Project - 2026-06-28T191600.882
28/06/2026 - 19:16
Linku u kopjua

Nesër fillon NLB Kampi Veror i Federatës së Hendbollit të Kosovës, një nga aktivitetet më të rëndësishme të federatës për zhvillimin e talenteve të reja.

Kampi do të mbahet në “Loyola Gymnasium” në Prizren dhe nis me hapjen solemne në orën 13:00. Akomodimi i pjesëmarrësve zhvillohet nga ora 10:30 deri në 12:00, ndërsa stërvitjet e para fillojnë në orën 17:00.

Në kamp marrin pjesë mbi 150 të rinj nga Kosova dhe Shqipëria, në kuadër të bashkëpunimit mes federatave. Po ashtu, pjesë e aktivitetit do të jenë edhe Kombëtarja U18 e meshkujve dhe Kombëtarja U16 e femrave.

Federata e Hendbollit e Kosovës synon që përmes këtij kampi të rrisë nivelin e përgatitjes dhe zhvillimit të hendbollistëve të rinj.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026