Parasportisti Ardian Sopa përfaqëson shtetin në Grand Prix të Xhudos
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Parasportisti Ardian Sopa përfaqëson shtetin në Grand Prix të Xhudos
New Project - 2026-04-30T162210.507
30/04/2026 - 19:24
Linku u kopjua

Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, dhe Kryetari i Federatës së Sporteve për të Verbër të Kosovës, Rinor Ymeri, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që siguron pjesëmarrjen e Kosovës në IBSA Xhudo Grand Prix në Astana të Kazakistanit.

Në këtë ngjarje të ndërkombëtare, shteti i Kosovës do të përfaqësohet nga parasportisti Ardian Sopa, një angazhim ky që vjen si rrjedhojë e përpjekjeve të përbashkëta për fuqizimin e parasportit në vend.

Ky hap jetik, i cili mbështetet vazhdimisht edhe nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, shënon një tjetër moment progresiv për zhvillimin e kapaciteteve të sportistëve me nevoja të veçanta në arenën globale.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026