Nis dëshminë e saj Arjeta Saraqi kundër Nagip Krasniqit, mungon dëshmitari Shoshi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nis dëshminë e saj Arjeta Saraqi kundër Nagip Krasniqit, mungon dëshmitari Shoshi
Angip Krasniqi1
26/02/2026 - 10:22
Linku u kopjua

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nis seanca në shqyrtimin gjyqësor ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejnës ku po dëgjohet dëshmitarja, Arjeta Saraqi, menaxhere për planifikim strategjik në KEK. Ndërsa, në seancën e sotme ishte paraparë të dëgjohet edhe Albert Shoshi, por meqenëse ndodhet jashtë vendit nuk ishte prezent, raporton KosovaPress.

Gjyqtari Rrahman Beqiri njoftoi se në seancën e sotme ishte paraparë të dëgjohet edhe Albert Shoshi, por meqenëse ndodhet jashtë vendit nuk pati mundësi të dëgjohet dëshmia e tij.

“Dëshmitari, Albert Shoshi konstatohet se është jashtë vendi, atëherë do të vazhdojmë me dëshmitaren Arjeta Saraqi”, tha ai.

Avokati i Nagip Krasniqit, Vyrtyt Ibrahimaga deklaroi se dëshmia e Albert Shoshit nuk është në dosjen e kësaj lënde gjyqësore dhe se nuk e dinë nëse ka dhënë dëshmi në prokurori apo polici.

“Kjo dëshmi nuk është në dosje dhe në fakt nuk është propozuar prej prokurorisë që të administrohet si provë. Mirëpo, Albert Shoshi natyrisht është propozuar si dëshmitarë  mirëpo ne nuk e dimë  nëse i njëjti ka dhënë deklaratë pranë Prokurorisë apo Policisë“, tha ai.

Ibrahimaga dorëzoi edhe një ekspertizë për të vilën trupi gjykues do të vendos kur t’i jetë radha e provave materiale.

Ndërsa, më pas gjyqtari, Rrahman Beqiri njoftoi se më datën 24 shkurt 2026 ka pranuar një parashtresë nga PSRK përmes të cilës ka propozuar si dëshmitarë bashkëpunues, Ymer Dragusha, i cili në fillim të ngritjes së aktakuzës ishte si i akuzuar.

Edhe në seancën fillestare të mbajtur më 7 shkurt 2025 dhe 15 janarit 2026, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna u deklaruan të pafajshëm. Në këtë rast ishte i akuzuar edhe Ymer Dragusha, i cili ka arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë.

Kjo aktakuzë nga Prokuroria Speciale u ngrit më 30 dhjetor 2024. Ndërsa, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, gjykohet edhe në një rast tjetër ku akuzohet për korrupsion po ashtu në Korporatën Energjetike të Kosovës./B.Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026