Pacolli “mëson” në Londër si ta ruajë Kosovën nga vërshimet, dhuron çaj mali e filigran
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Pacolli “mëson” në Londër si ta ruajë Kosovën nga vërshimet, dhuron çaj mali e filigran
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacilli ka mësuar të mërkurën në Londër se si i menaxhon Mbretëria e Bashkuar ujërat e veta dhe si ruhet nga vërshimet. Po ashtu, ajo i tregoi edhe përvojat kosovarë në lidhje me këto çështje, gjatë një takimi që pati me ministren Mary Creagh nga Departamenti për Mjedis, Ushqim dhe Çështje Rurale në Mbretërinë e Bashkuar.
Dy ministret biseduan edhe në lidhje me riciklimin e mbeturinave.
“Gjatë takimit u diskutuan sfidat mjedisore dhe u shkëmbyen përvoja lidhur me menaxhimin e ujërave dhe mbrojtjen nga vërshimet. Po ashtu, vëmendje e veçantë iu kushtua avancimit të riciklimit të mbeturinave dhe përdorimit të teknologjisë për monitorimin digjital të parqeve kombëtare, me qëllim rritjen e efikasitetit në mbrojtjen e natyrës”, thuhet në një njoftim të ministrisë kosovare.
në të thuhet po ashtu se me këtë rast u shpreh gatishmëria e dyja palëve për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e mjedisit, përmes zhvillimit të projekteve konkrete që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Në këtë takim, interesante del të ketë qenë edhe pjesa ku Pacolli i ka bërë dy dhurata nikoqires Creagh. Asaj i është falur një punim filigrani nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, i cili, siç thotë njoftimi, “pasqyron historinë e viktimave të dhunës seksuale nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë”, si dhe “disa çajra organikë nga malet e Kosovës, të mbledhur nga Bliff”.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.