Nis dërgimi i gjobave me postë për subjektet që shkelën ligjin e duhanit
Lexohet për: 1 min.
2b03f462-fef7-4015-b495-d4e660fb2337-w1023-r1-s
1 vit më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka filluar dërgimin e gjobave me postë, për subjektet që janë gjobitur për shkelje të ligjit për kontrollin e duhanit.

Zyrtari për Informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi ka bërë të ditur sot se subjektet që janë gjobitur sapo t’I pranojnë gjobat duhet të kryejnë pagesat në të kundërtën do të ndiqen përmes mekanizmit shtetërorë përmbarimorë.

“Nga tani e tutje të gjithë shkelësit e hasur gjatë inspektimeve do të gjobitën me fletë gjobë mandatore, e cila mund të paguhet direkt në secilën bankë përmes bar-kodit, numrit unik qe mban secila fletë gjobë.”, ka bërë të ditur Thaçi.

Ai ka bërë thirrje për respektim të ligjit të duhanit dhe ka shtuar se asnjë gjobë s’do të mbetet pa u paguar.

“Ne i ftojmë të gjithë për respektim të ligjit të duhanit. Në të kundërtën do të përballen me masën sanksionuese të përcaktuar me ligj. Asnjë gjobë nuk do të mbetet pa u paguar.”, ka bërë të ditur tutje ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025