Nimani merr mbështetje nga bashkëvendësit e tij
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
artan nimani
1 javë më parë
Linku u kopjua

Artan Nimani ka vazhduar të zhvillojë takime me qytetarë e bashkëvendës të tij në vende të ndryshme.

Kandidati për deputet i koalicionit për Kosovën Fituese, i cili mban numrin 25 në listën zgjedhore tha se është takuar me bashkëvendësit e tij në Bec, fshatin e traditës, punës së ndershme dhe qëndresës çlirimtare.

“Ky takim më dha energji dhe frymëzim të jashtëzakonshëm, duke parë përkushtimin dhe besimin e tyre për një Kosovë të zhvilluar në çdo aspekt. Mbështetja juaj masive për koalicionin ‘Për Kosovën Fituese’ 137 dhe për mua si kandidat me numrin 25 është dëshmi e vlerave të larta që na bashkojnë. Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen që e meritojmë! Beci dhe gjithë Dushkaja mbeten shembull i forcës, qëndresës dhe vizionit për sukses. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar ai.

Derisa, gjatë vizitës në Gërgoc dhe Dushkajë ai tha se ka gjetur forcë dhe besim për të vazhduar përpara.

“E mbylla ditën e sotme mes njerëzve të mirë të Gërgocit dhe Dushkajës, që gjithmonë më japin forcë dhe besim për të vazhduar përpara. Vendasit e mi mbeten shtylla dhe fuqia ime, frymëzimi për të qenë zëri i tyre në Parlament. Mbështetja juaj për Koalicionin 137 ‘Për Kosovën Fituese’ dhe për mua, kandidatin me numrin 25, është dëshmi e besimit dhe vizionit të përbashkët për një të ardhme më të mirë. Së bashku drejt fitores”, përfundoi ai.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025