Nikolla i kërkoi presidentit austriak që ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KE
Lexohet për: 2 min.
338149983_1611336992622546_8587307176322221267_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla priti sot në takim Presidentin Federal të Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili po zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri.

Nikolla e falënderoi Van der Bellen për marrëdhëniet të shkëlqyera e dinamike si edhe bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve tona.

“Me Austrinë kemi nje bashkëpunimin intensiv parlamentar dhe një  Marrëveshje Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar, për ngritjen në Kuvendin e Shqipërisë të Punishtes së Demokracisë, e cila po zbatohet dhe po krijon nje model shume pozitiv për edukimin demokratik e qytetar të rinisë.”, theksoi ajo.

Nikolla, siç u bë e ditur, shprehu mirënjohjen ndaj Austrisë për rolin shumë të rëndësishëm në suksesin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe bindjen se kjo mbeshtetje do të vijojë edhe gjatë negociatave.

Ajo shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen në procesin e reformave, në veçanti të reformës në drejtësi dhe vullnetin e Shqipërisë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e ekonomisë, rendit publik, luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, krimit kibernetik, ndihmën ndaj agjencive ligjzbatuese, arsimit e formimit profesional etj.

Po ashtu, Nikolla i shprehu presidentin Alexander Van der Bellen kërkesën për mbështetjen e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Ndërsa, Alexander Van der Bellen e falënderoi kryeparlamentaren Nikolla për takimin dhe vlerësoi progresin e Shqipërisë drejt BE-së si edhe mbështetjen popullore për integrimin evropian, arritjet e reformave dhe mundësitë e gjera të bashkëpunimit dypalësh në fusha si bujqësia, arsimi etj.

Presidenti Alexander Van der Bellen shprehu mbështetjen e Austrisë për dialogun Kosovë-Serbi dhe zbatimin e planit evropian si e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe stabilitetin në rajon.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025