Ministrja Haxhiu mirëpret ngritjen e aktakuzës për sulmin në Banjskë
Lexohet për: 2 min.
haxhiu---11-09-2024
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës për sulmin në Banjskë të Zveçanit, për çka tha se në vazhdimësi kanë shprehur shqetësimet për mos ngritjen e kësaj aktakuze.

Ajo këto komente i bëri në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

“Ne në vazhdimësi kemi shprehur shqetësimet tona sepse nuk po ngritët aktakuza për krye-terroristin, Milan Radojçiq në 2021 ju e mbani mend që urdhër-arresti ishte tërhequr për atë ende nuk kemi përgjigje se pse ka ndodhur tërheqja e urdhër-arrestit. Ndoshta po të ishte Milan Radojçiq në ndjekje nga institucionet aso kohe dhe mos të kishte tërheqje nuk do të kishte ndodhur as sulmi në Banjskës, dhe po ashtu edhe për terroristët tjerë të cilët kanë qenë pjesë e sulmit terrorist në Banjskë. Kemi shprehur shqetësimet tona sepse dihet qëllimet që ka pasur Serbia, dihet që ai grup terrorist i financuar nga Serbia dhe është trajnuar atje në bazat e tyre të trajnimit prandaj edhe kemi kërkuar një hetim ndërkombëtar për këto baza të trajnimit dhe ne mirëpresim  ngritjen e aktakuzave për kryeterroristin Milan Radojçiq dhe terroristët tjerë”, u shpreh ajo.

Gjatë ditës së sotme Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024