Ngrihet aktakuzë ndaj katëra personave për grabitje dhe armëmbajtje pa leje
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ngrihet aktakuzë ndaj katëra personave për grabitje dhe armëmbajtje pa leje
Prokuroria Themelore Prizren
03/06/2026 - 14:56
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve K.K., Sh.G., V.S., dhe L.G., të cilët gjenden në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar mirë së të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 të KPRK-së, ndërsa K.K., dhe Sh.G., kanë kryer po ashtu edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, më datë 03.02.2026, rreth orës 01:05, në Prizren, në afërsi të “Tregut të Gjelbër”, të pandehurit, pas një marrëveshjeje paraprake ndërmjet tyre, kanë vepruar në bashkëkryerje me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të të dëmtuarës L.R., duke përdorur kanosje serioze me armë dhe thikë.

“Të pandehurit e lartcekur, të maskuar dhe të armatosur, i janë afruar automjetit ku ndodheshin të dëmtuarit L.R., dhe H.S., dhe nën kërcënim të thikës dhe armës, të dëmtuarve u kanë kërkuar para, ku nga e dëmtuara L.R., kanë marrë të holla kesh,  si dhe nga automjeti është marrë një send me vlerë të vogël”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftim, pas kryerjes së veprimeve, të pandehurit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin me të cilin kishin ardhur, dhe janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa të dëmtuarit kanë njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.

“Gjatë kontrolleve të realizuara nga Policia e Kosovës janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri, përkatësisht një pistoletë e tipit “Zoraki” cal. 9 mm me një karikator dhe një fishek, si dhe një pistoletë e tipit “EKOL” cal. 9 mm me karikatorin përkatës. Po ashtu, është konfiskuar edhe automjeti i markës “Golf VII”, i cili, ka shërbyer si mjet për kryerjen e veprës penale”, thuhet nw njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026