Ngrihet aktakuzë ndaj 4 personave për rrezikim të rendit kushtetues
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special ndaj të pandehurit E.R. për shkak të veprës penale rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike.

Po ashtu, prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj Departamentit për të Mitur shqiptimin e dënimit me burgim ndaj të miturve T. B., M. R. dhe V. T. për rrezikim të rendit kushtetues.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës dhe propozimit për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur, i ka propozuar gjykatës që të njëjtëve t’iu vazhdohet masa e paraburgimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024