Ngjarjet e datës 9 korrik
Lexohet për: 3 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.  (Kabineti i kryetarit, ora 09:00 - pamje në fillim të takimit. Konferenca për media mbahet pas takimit, në orën 09:50)

Punëtorët teknikë të Parlamentit të Kosovës do të protestojnë para parlamentit për shkak të pagave të ulëta. (Ora 10.00-11.00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia - diskutim për listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

ORCA do të bëjë publikimin e Raportit të Monitorimit të Qendrës NARIC, që është përgjegjëse për njohjen dhe verifikimin e diplomave brenda dhe jashtë Kosovës. (Zyra e ORCA-s, rruga “Henric Bariq” numër 6, Prishtinë, ora 10:00)

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

INPO do të publikojë raportin e monitorimit të planifikimit të prokurimit në ministri dhe Zyrën e Kryeministrit "Analiza e Planifikimit të Prokurimit: Ndryshimet e Nevojshme dhe sfidat për autoritetet kontraktuese". (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00 -12:00) 

Komisioni për Administratë Publike mban dëgjim publik për Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton propozim-amendamentet për Projektligjin për kripto-asetet. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, mban diskutim lidhur me dinamikën kohore të intervistivimit të dëshmitarëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të hartojë listën e dëshmitarëve për intervistim në komision. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 14:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024