Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00)
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, viziton komunën e Klinës dhe takon kryetarin e kësaj komune, Zenun Elezaj.(Komuna e Klinës, ora 09:30)Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), mban mbledhjen e radhës. (KPK, ora 10:00)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin Nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe disa rekomandime për projektligje të tjera.(Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë: “Trajtimi institucional i rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar: sfidat dhe performanca e sistemit gjyqësor në një vit”. (Hotel Sirius, ora 10:30)
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin 08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-197 për zyrtarët publik. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike për raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti i fondeve për financimin e sportit”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, viziton komunën e Istogut, dhe takon kryetarin e kësaj komune, Ilir Ferati. (Komuna e Istogut, ora 12:20)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione bën shqyrtimin e peticioneve. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton në parim Projektligjin 08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror, shqyrton Projektligjin 08/L-275 për rrugët dhe Projektligjin 08/L-241 për Vlerësimin Strategjik Mjedisor. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00).
Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Dytë, mban seancën e shqyrtimit gjyqësor për lëndën përmbarimore në mes të Debitorit Telekomi i Kosovës Sh.A. dhe Kreditorit Dardafon.net L.L.C. (Pallati i Drejtësisë, ora 14:00)
Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Mediet do të mund të qëndrojnë në sallë për fjalimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. (Hotel Venus, ora 18:00)