Arrestohet në kufi personi që dyshohet për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të shtetit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet në kufi personi që dyshohet për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të shtetit
Policia e Kosoves - automjeti - arkiv - ilustrim
13/07/2026 - 09:28
Linku u kopjua

Një person është arrestuar të dielën në Pikën Kufitare Stanqiq, në zbatim të një urdhërarresti të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, ai dyshohet se më 30 tetor 2025, përmes një rrjeti social, kishte kryer veprën penale "Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës".

“Më 12.07.2026 në pikën kufitare (PKK) Stanqiq bazuar në urdhërarrestin e lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj për shkak se i njëjti përmes rrjetit social më 30.10.2025 kishte kryer veprën e lartcekur”, thuhet në raport.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026