Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë mban mbledhje ku do të konstituohet komisioni. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:00)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret për vizitë zyrtare, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, ora 09:00. Pas ceremonisë së pritjes, Osmani zhvillon takim me presidentin Meta, pas të cilit do të ketë konferencë për media)
Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj dhe anëtari i kryesisë Dren Kukaj mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media. (Zyrat e PSD-së, Prishtinë, ora 11:00)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. (Kabineti i kryetarit, ora 11:05, pamje në fillim të takimit) ?
Komisioni për Arsim shqyrton Projektligjin p?r Arkivat Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 12:00)
Mbahet debati me temën “Qëndrimi i Beogradit ndaj serbëve në jug dhe në veri të Ibrit”. (Qendra Mediale Çagllavicë, ora 12:00)
Ekipi i Kosovës për të rinj niset drejt Sllovakisë për të marrë pjesë në Festivalin Veror Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Banska Bystrica 2022. (Nisja bëhet prej vend-parkimit prapa Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 16:00)
Presidentja Osmani dhe presidenti Meta marrin pjesë në hapjen solemne të Manifesta-s. (Platoja e Pallatit të Rinisë, Prishtinë, ora 19:50)