Ngjarjet e datës 16 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
Ngjarjet e datës 16 dhjetor
2 orë më parë
Linku u kopjua

Prokurori i Shtetit ka ftuar kryeministrin Albin Kurti për paraqitje në Prokurorinë Speciale. (Ora 09:30)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban takim për seancën e përbashkët ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

CEL Kosova lanson raportin “Analizë e prirjeve kryesore të gjuhës së urrejtjes, gjuhës ofenduese e të papërshtatshme kundër LGBTIQ+ në periudhën janar - nëntor 2024”. (Lokali “Bubble Pub” Prishtinë, ora 17:30)

Promovohet libri “Të burgosurit e ndërgjegjes: Memoare për politikën, burgun dhe torturën (1945-1999”, botuar nga forumZFD programi në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik. (Qendra Barabar, hotel “Grand” Prishtinë, ora 18:00)

Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, në bashkëpunim me organizatat partnere Terre des Hommes – Misioni në Kosovë dhe Fondacioni HEKS, organizon edicionin e katërt të eventit "Let's Talk" 2024.  Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Kinema “Armata” Prishtinë, ora 18:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024