Ngjarjet e datës 14 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia vizitojnë punimet në Klinikën Hemato-Onkologjike dhe Klinikën e Nefrologjisë. (QKUK/Klinika e Hemato-Onkologjisë dhe Klinika e Nefrologjisë, Prishtinë, ora 08:30)

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese interviston kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 09:30, mediat mund të marrin pamje në fillim të mbledhjes)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Fondi për Zhvillim të Komunitetit (CDF) organizojnë tryezën e diskutimit me temë “Ballafaqimi me dhunën në familje në Kosovë: Trajtimi institucional ndaj dhunës në familje për periudhën korrik 2023– qershor 2024”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:30)

Komisioni për Mjedis shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 11:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Dramën Origjinale Shqipe. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës mban protestë. (Para Ministrisë së Shëndetësisë, ora 11:00)

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, organizon tryezën me moton “Qasje të barabartë në kujdesin shëndetësor”. (Hotel “Dukagjini” Pejë, or 11:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror, me raport amendamente të Komisionit funksional për mjedis, ushqim, bujqësi, planifikim dhe zhvillim. (Kuvendi i Kosovës salla N-303, ora 13:00)

Me rastin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Aksidentet e Trafikut Rrugor, Asociacioni Kosovar i Motorizimit (AMRKS), si anëtar i rregullt i FEVR-it dhe Tempulli organizon tryezë diskutimi me përfaqësues institucionesh dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile me temën “Të rinjtë dhe siguria e tyre në rrugë”. (Tempulli, ora 14:00)

Përurohet objekti i ri i Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në lagjen Iliridë. (Qendra e Mjekësisë Familjare, Iliridë, Mitrovicë, ora 14:00)

EcoZ, së bashku me organizatat Pishtarët GAIA Kosovo dhe RiverWatch do të organizojnë takim në lidhje me dorëzimin e ankesës në sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë kundër Kosovës për shkeljen e ligjeve ndërkombëtare me ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Sharrit. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 15:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024