Instituti Kombëtar Demokratik promovon modulin e avancuar me temë “Raportimi i përgjegjshëm gjinor gjatë zgjedhjeve”. (Hotel “Sirius” në Prishtinë, ora 09:00)
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë do të organizojnë Simpoziumin e Teknologjisë Mjekësore. Marrin pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.(Hotel Swiss Diamond, ora 09:00)
Projekti Human Rightivism, financuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë, i cili zbatohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) përmes Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC), organizon Konferencë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Hotel Emerald, ora 09:30)
Organizata Iniciativa për Progres – INPO, në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, orgaznion tryezën e publikimit të raportit “Katalizatorët e korrupsionit: Praktikat që cënojnë integritetin e prokurimit publik”. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 10:00)Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Planin e Performancës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)
Hapet Panairi i librit të vjetër dhe të përdorur në Prishtinë. (Objekti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ora 11:00)
Promovohet Libri “Në Luftë Hibride: vitet sfiduese në sektorin e sigurisë 2018-2022”, nga Burim Ramadani.( Restaurant CULACCINO (ish-Restorant Central – Përballë objektit qeveritar RILINDJA, ora 14:00)