Ngërçi në dialog, kërkohet qartësi më e madhe nëse Serbia ka tërhequr letrën nga Brukseli
Tema
Lexohet për: 3 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në dialog pritet të udhëtojnë më 17 shtator në Bruksel, mirëpo nuk dihet nëse do të ketë takim trepalësh. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi akuzoi palën serbe se ka refuzuar takimin e përbashkët, pasi nuk është pajtuar me agjendën e propozuar nga ndërmjetësi evropian. KosovaPress ka dërguar pyetje në Bashkimin Evropian nëse do të ketë takim të përbashkët në nivel të kryenegociatorëve në dialog, mirëpo të njëjtit thanë se kur të jetë e nevojshme do të bëjnë një njoftim. 

Në anën tjetër, në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje thonë se BE-ja dhe veçmas emisari Lajçak e dinë se nuk mund të ketë dialog apo negocim mbi çështje që nuk janë pjesë e marrëveshjes bazike të Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Madje, sipas tyre, duhet konfirmim zyrtar se Serbia ka tërhequr letrën nga Brukseli, ku thuhet se nuk zbaton disa pika të marrëveshjes. Ndërkaq, në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe njohës të procesit të dialogut, shprehën skeptik për progres në dialog në rrethanat aktuale, ku Kosova është në prag të zgjedhjeve.

Deputetja e LVV-së, njëherësh kryetare e komisionit parlamentar për punë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë për KosovaPress, se qeveria ia ka bërë të qartë Lajçakut në vizitën e tij së fundmi në Kosovë se BE-ja duhet ta definojë me Serbinë nëse i qëndrojnë prapa marrëveshjes së Brukselit.

Mirëpo, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë për KosovaPress, se nuk pret progres në dialog, ani pse mund të ketë takime në nivel të kryenegociatorëve.

Në anën tjetër, analisti Arton Demhasaj thotë se është e pakutimtë mbajtja e takimeve në dialog, qoftë në nivel të kryenegociatorëve, derisa Kosova është në prag të zgjedhjeve, si dhe s'ka qartësi nëse Serbia e ka tërhequr letrën nga Brukseli.

Takimin e së martës më 17 shtator e konfirmoi zvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ditë më parë, i cili tha Serbia po refuzon takim trilateral, për shkak të mospajtimit me agjendën e takimit  të caktuar nga emisari i BE-së dhe duke tentuar të imponojë pika të rendin e ditës të destinuara për konsum të brendshëm politik.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë qëndrimt në Kosovë javën e kaluar tha se Serbia ka tërhequr letrën dërguar BE-së, vitin e kaluar, ku shprehte rezerva për marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024