Funksionalizimi i aneksit të ri të Klinikës së Ortopedisë po mundëson shërbime më cilësore për pacientët, por edhe kushte më të mira të punës për profesionistët shëndetësorë.
Hapësira më të mëdha për sistemim të pacientëve, tualete, klimatizim dhe aparaturë më modern, janë vetëm disa nga ndryshimet pozitive që po i ndiejnë nga afër pacientët, por edhe mantelbardhët.
Kjo paciente e cila ka kryer ndërhyrje në gju, shprehet tejet e kënaqur me shërbimin mjekësor që ka marrë.
Sipas Canollit secili qytetar që ka nevojë për shërbime të tilla, adresa e vetme duhet të jetë Klinika e Ortopedisë në QKUK.Drejtori i Klinikës së Ortopedisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Xhavid Gashi thotë se kushtet në ankesin e ri të kësaj klinike, krahasuar me ato në hapësirat e vjetra, janë si “nata me ditë“.
Ai thotë se ka një përmirësim drastik të shërbimeve spitalore në këtë klinikë.
Kjo klinikë ka 22 dhoma e 44 shtretër, dhe kostoja e ndërtimit të këtij objekti është rreth 2.8 milionë euro.