Ndonëse e mirëseardhur ndarja e 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët nga qeveria, ky vendim është cilësuar nga ekspertë të ekonomisë si fushatë zgjedhore për vota dhe jo ndihmesë për këto kategori. Sipas njohësve të ekonomisë, afaristëve dhe opozitës, ky vendim nuk kontribuon në krijimin e politikave zhvillimore dhe rritjen e mirëqenies. Derisa nga partia në pushtet mohojnë një gjë të tillë, porse sipas tyre, kjo është diçka ‘tradicionale’ që ka nisur nga qeveria aktuale.
Në të njëjtën kohë, qeveria kritikohet edhe për vonesat në realizimin e mjeteve për bizneset, si pjesë e platformës “Superpuna”, duke u akuzuar se po i dëmton ato në vend që të krijojë kushte për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj thotë se qeveria duhet të ketë të qartë se qytetari ka nevojë për diçka afatgjate dhe jo nisma të përkohshme.
Edhe njohësi tjetër për çështje të ekonomisë, Nazmi Zeqiri vendimin e qeverisë për ndarjen nga 100 eurove për pensionistet dhe fëmijët e quan për fushatë zgjedhore, dhe shton se e njëjta ka ndikim negativ në buxhetin e shtetit.Në anën tjetër, sa i përket vonesave të qeverisë nga platforma “Superpuna”, Kelmendi thotë se në këtë mënyrë dëmtohet biznesi.
Vendimin për ndarjen 100 eurove për fëmijë dhe pensionistë e kritikuan edhe opozita. Për “dhuratat e fundvitit”, deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj thotë se qeveria është duke abuzuar me paranë publike në prag të fushatës zgjedhore. Ai thekson se njerëzit nuk kanë nevojë për lëmoshë, por për mirëqenie.
Kjo u konfirmua nga kryeministri i vendit Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati në një konferencë për media të dielën.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
https://kosovapress.com/qeveria-ndan-per-femije-dhe-pensioniste-nga-100-euro