Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po shqyrtojnë mundësinë e masave kundër Kosovës në rast se nuk përmbush detyrimet e saj dhe nuk qetëson situatën në veri të vendit, përfshi edhe sanksione ndaj kryeministrit Albin Kurti, bënë të ditur burime diplomatike për Euronews Albania.
Përgjigja e përbashkët e komunitetit transatlantik në rast refuzimi nga Qeveria Kurti do të bëhëj përmes sanksionve të aplikuara në dy faza.
Ngrirja e fondeve nga BE-ja.
Ngrirja e procesit të liberalizimit të vizave.
Ngrirja e fondeve amerikane.
Ngrirja e programeve për FSK-në.
Qëndrimi pasiv ndaj fushatës serbe për çnjohje.
Riorganizimi i pranisë ushtarake ndërkombëtare, reduktim serioz i kontingjentit amerikan.
Parashikohen gjithashtu sanksione individuale ndaj kryeministrit Albin Kurti nëse situata në terren degradon më tej. Kjo mund të përfshijë shpalljen non grata të dy zyrtarëve, “me justifikimin se ata janë një kërcënim për sigurinë dhe paqen”.
“Komuniteti ndëratlantik ka një nevojë jetësore për të mos lejuar një krizë pas linjave të kontaktit me Rusinë… me bindjen se problemet do të dilnin nga ana e Serbisë, pas planit franko-gjerman, si pala më kokëfortë dhe jokonstruktive në dialog”, bëjnë me dije burime diplomatike.
Më tej teksti thotë se komunitetit ndërkombëtar i ka mbaruar durimi dhe kërkon “një përgjigje të qartë nga qeveria e Kosovës: është apo jo partnere e komunitetit ndëratlantik?”
Të qenurit partner nënkupton përmbushje të pakushtëzuar të të gjitha detyrimeve dhe “dështimi për ta bërë këtë nënkupton pasoja” sipas tekstit.
Në dokument thuhet se opozita duhet të dalë me një qëndrim të qartë nëse është pro përmbushjes së detyrimeve të Kosovës në procesin e dialogut.
Pakënaqësia me opozitën:
Euronews Albania iu drejtua për koment Komisionit Evropian, nëse janë të vetëdijshëm për dokumentin dhe janë dakord me të tilla masa të mundshme.
Një zëdhënës i Komisionit u përgjigj “Ne nuk komentojmë për rrjedhje dokumentash të pretenduara, dhe në veçanti për diçka që pretendon të jetë një dokument i një vendi të tretë në lidhje me veprime të supozuara të BE-së.”