Nga Gjermania në Prishtinë në këmbë: Bokseri Miridon Mulolli mbërrin sot në sheshin "Nëna Terezë"
Vendor
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nga Gjermania në Prishtinë në këmbë: Bokseri Miridon Mulolli mbërrin sot në sheshin "Nëna Terezë"
New Project - 2026-06-15T114023.865
15/06/2026 - 13:43
Linku u kopjua

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm prej 1,500 kilometrash po përmbyllhet sot në zemër të Prishtinës.

Bokseri profesionist nga Llapian, Miridon Mulolli, i cili jeton dhe bën karrierë në Gjermani, pritet të mbërrijë sot në orën 14:00 në sheshin "Nëna Terezë".

Mulolli nisi këtë sfidë mbinjerëzore ekzaktësisht para 15 ditësh nga qyteti Suhl i Gjermanisë, duke vrapuar dhe ecur përgjatë një rruge që e kaloi atë përmes Austrisë, Hungarisë dhe Serbisë, për të mbërritur më në fund në vendlindjen e tij, Kosovë.

Kjo rrugëtim i jashtëzakonshëm nuk është thjesht një sfidë sportive. Mulolli, i cili emigroi në Gjermani në vitin 2016 ku edhe u kualifikua si mjeshtër i automekanikës (Kfz-Meister) përpara se të shpallej kampion në boks, ka vrapuar me synimin për të frymëzuar të rinjtë që t'i dedikohen sportit dhe lëvizjes.

Ky marshim vjen gjithashtu si një parapërgatitje e madhe për meçin e tij të radhës për Titullin e Gjermanisë, që pritet të zhvillohet më 29 gusht 2026.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026