​Volejboll/ Portugalia mposht Kosovën, vashat e mbyllin turneun në Larisa
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Volejboll/ Portugalia mposht Kosovën, vashat e mbyllin turneun në Larisa
Volejboll-vajzat A
15/06/2026 - 08:18
Linku u kopjua

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll, në konkurrencën e femrave, e ka mbyllur me humbje paraqitjen në turneun e Larisa-s në Greqi, pasi u mposht nga Portugalia me rezultat 3:0 në sete (25:13, 25:20, 25:12), në kuadër të CEV European League 2026.

Portugalia dominoi setin e parë dhe krijoi epërsi të hershme, duke e fituar atë me rezultat 25:13. Vashat e Kosovës reaguan në setin e dytë, ku zhvilluan lojën më të mirë të takimit dhe qëndruan në garë deri në pikët vendimtare, por kundërshtaret arritën ta mbyllin setin me 25:20.

Në setin e tretë, portugezet ruajtën ritmin e lartë të lojës dhe krijuan avantazh të konsiderueshëm që në fillim, duke e fituar setin 25:12 dhe gjithë ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Kosovës në turneun e zhvilluar në Greqi, ku përfaqësuesja kosovare fitoi përvojë të vlefshme ndërkombëtare përballë kundërshtareve të nivelit të lartë në kuadër të European League 2026.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026