Nga arsyet e rikthimit deri tek planet e mëdha me Sigal Prishtinën, flet Blerand Stavileci
Lexohet për: 2 min.
stavileci-010723
1 vit më parë
Linku u kopjua

Për katër vitet e ardhshme, klubi i basketbollit Sigal Prishtina do të drejtohet nga kryetari i ri, Blerand Stavileci.

Në një intervistë për KosovaPress, Stavileci thotë se rikthimi në krye të Prishtinës është një privilegj i madh, derisa zbulon se iu kërkua të rikthehej për shkak se klubi kishte filluar ta marr teposhtën.

Vetëm 24 orë pasi mori drejtimin e klubit, Stavileci emëroi lituanezin Zydrunas Urbonas si trajner të ri të skuadrës. Kjo zgjedhje, ai thotë se u bë për shkak se tregu vendor nuk ofron trajner kualitativ.

Përveç trajnerit, klubi bardhekaltër deri më tani ka bërë pesë përforcime të reja, tre prej të cilëve janë lojtarë vendorë, të cilët u transferuan pa pasur konsultim me trajnerin e ri dhe kjo u bë për një arsye interesante.

Sa i përket yllit të skuadrës, Dardan Berisha, Stavileci shuan shpresat e të gjitha klubeve të interesuara për të duke thënë se ai është i paprekshëm.

Me të gjitha këto ndryshime të bëra nga trajneri deri tek lojtarët, Stavileci thotë se Sigal Prishtina sezonin e ardhshëm do të luftojë për të gjithë trofetë.

I pari i Sigal Prishtinës në fund i bëri thirrje Federatës së Basketbollit të Kosovës që në sezonin e ri, tifozët të lejohen në palestrat sportive dhe se për rastet e incidenteve të mos merren vendime që prekin të gjithë tifozët, ashtu siç ndodhi gjatë sezonit të kaluar.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025