Nga 1 maji pritet të hyjnë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike që ishin paraparë të ndodhin më 1 prill. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu.
https://kosovapress.com/kesco-kerkon-nga-zrre-ja-rritje-te-tarifave-te-rrymes
Operatorët energjetik në vend kanë kërkuar rritje të tarifave të energjisë elektrike, KESCO ka kërkuar rritje prej 21%.
Ndërsa, Zyra e Rregullatorit të Energjisë çdo vit bën shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike, të cilat shpallen më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.Sa i përket çështjes së njehsorëve që janë ngritur shqetësime kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu i tha KosovaPress-it se kjo është përgjegjësi e Institutit të Meteorologjisë, i cili funksionon në kuadër të ministrisë së Tregtisë.
“Instituti i Meteorologjisë në kuadër të ministrisë së Tregtisë, ata janë përgjegjës për këtë punë. Për çdo gjë që është me matje me ligj e kanë detyrim “, deklaroi Fejzullahu.