LDK dorëzon dëshmi në ZRRE për manipulim me njehsorët, kërkon hetim
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
LDK dorëzon dëshmi në ZRRE për manipulim me njehsorët, kërkon hetim
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka dorëzuar sot në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) qindra dëshmi të manipulimit me njehsorët e energjisë elektrike, për të cilat pretendohet se po i bëhen qytetarëve të vendit, raporton KosovaPress.
Azemi deklaroi se LDK kërkon hetim të menjëhershëm të kësaj skeme të mashtrimit dhe shkarkim të bordit të ZRRE-së, sepse një bord i cili ka lejuar manipulimin me njehsorët elektrik, nuk ka kompetencë të marr vendime për ngritje të çmimit të energjisë.
Lidhja Demokratike e Kosovës po ashtu gjatë takimit me zyrtarin e ZRRE-së, kërkoi ndalimin e menjëhershëm të intervenimit të punëtorëve të KEDS-it nëpër njehsorët elektrik. Sepse kësisoj fshihen provat dhe fshirja e provave është vepër penale.
“Prandaj, qytetarët të cilët janë vjedhur nga kjo skemë e mashtrimit me njehsorët elektrik, duhet të kompensohen”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Ditë më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar siç thanë dëshmi në zyrën e KEDS se njësorët elektrikë po masin gabimisht kohën.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi pati thënë se kanë sjell dëshmi të mjaftueshme se qysh “KEDS po manipulon dhe vjedh qytetarët” duke mashtruar me kohën në njehsorët elektrikë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.