Neymar Jr. përfshihet në listën preliminare të Brazilit për Botërorin 2026
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Neymar Jr. përfshihet në listën preliminare të Brazilit për Botërorin 2026
Projekti Ri (2)
11/05/2026 - 19:12
Linku u kopjua

Neymar Jr. është zyrtarisht pjesë e listës paraprake të Brazilit për Botërorin 2026, duke shënuar një rikthim të bujshëm në radhët e "Seleção-s" pas një mungese të gjatë që nga tetori i vitit 2023.

Megjithëse ylli brazilian ka treguar shkëlqim muajt e fundit, përfshirja e tij në listën përfundimtare të Carlo Ancelottit mbetet një sfidë, pasi trajneri italian raportohet se ka tashmë një bazë të konsoliduar lojtarësh si Vinicius Jr dhe Raphinha, raporton Foot Africa.

Ky lajm ka ndezur shpresat e tifozëve për të parë magjinë e Neymarit në skenën më të madhe botërore, edhe pse prania e tij në listën e fundit prej 25 futbollistësh do të konsiderohej një befasi në krahasim me planet aktuale të teknikut italian.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026