"NewBorn" po ngjyroset për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë, imazhet i dedikohen liberalizimit të vizave
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Tradita e ngjyrosjes së momumentit të kryeqytetit "NewBorn" për këtë vit do të përçojë ndodhinë kryesore të vitit 2024, liberalizimin e vizave.

Në shkronjat e monumentit janë të vizatuara simbole të shteteve në të cilat mund të udhëtohet pa viza, teksa qytetarëve u sugjerohet t’i vizitojnë këto vende.

Dizajnerja Nita Qena e cila ishte duke punuar në imazhin e këtij viti, tha se shumë shpejt do të mbarojë.

Për KosovaPress, ajo tha se viti 2024 karakterizohet me liberlizimin e vizave, prandaj edhe tema e ngjyrosjes së NewBorn-it është kjo ngjarje.

"Qëllimi i ilustrimit është si çdo vit ringjyrosja e "NewBorn" me temën e cila e ka karakterizuar vendin, ndodhitë e Kosovës gjatë këtij viti. 2024 ka qenë karakteristikë edhe një arritje e re e Kosoves ka qenë liberalizimi i vizave. Prandaj edhe tema e ngjyrosjes se "New Born" është liberalizimi i vizave. Kemi filluar prej pesë ditë pune edhe presim me mbaruar sa më shpejt, sa të na lejon drita", tha Qena.

Monumenti që simbolizonte lindjen e një shteti të ri u vendos në qendër të Prishtinës më 17 Shkurt 2008, në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024