Netanyahu: Nuk e shtyra unë Trumpin në luftën me Iranin
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Netanyahu: Nuk e shtyra unë Trumpin në luftën me Iranin
Netanyahu-Trump
04/03/2026 - 09:12
Linku u kopjua

Kryeministri i Izraelit ka mohuar se ishte ai që në njëfarë mënyre “obligoi” presidentin amerikan Donald Trump të futët në luftë me Iranin.

“Kjo është absurde. Donald Trump është një lider i fortë që vepron sipas asaj që mendon se është e drejtë për Amerikën. Askush nuk e tërheq atë në asgjë. Ai e kupton rrezikun dhe vepron”, tha ai në një intervistë për Fox News, të hënën mbrëma, duke shtuar se Trump është një lider i vendosur, i qartë dhe i drejtpërdrejtë dhe se nuk ka parë një president tjetër si ai.

Netanjahu tha se Izraeli është në vijën e parë të kësaj beteje kundër asaj që ai e quajti barbari, ndërsa shtoi se “edhe Amerika nën Presidentin Trump është bashkuar për të mbrojtur civilizimin tonë”.

Sipas kryeministri i shtetit hebre, një kombinim Izrael-Amerikë prodhon rezultate pozitive.

“Kur Amerika dhe Izraeli punojnë së bashku, ndodhin gjëra të jashtëzakonshme. Por kjo nuk do të ndodhte pa udhëheqjen e Presidentit Trump. Ai më tha qartë: “Duhet të sigurohemi që Irani të mos ketë kurrë armë bërthamore.” Ai e pa këtë si rrezik të menjëhershëm për Amerikën. Një regjim që kërkon shkatërrimin e Amerikës dhe eksporton terror nuk mund të lejohet të ketë armë të shkatërrimit në masë”, tha Netanyahu.

I njëjti tha se “ne provuam negociatat, por ata nuk pranuan. Prandaj u detyruam të vepronim”, tha ai kur u pyet nëse ishte e domosdoshme të ndërhyhet në këtë kohë.

“Është i domosdoshme në çdo kohë. Irani për 47 vjet ka brohoritur “Vdekje Amerikës”, “Vdekje Izraelit”. Ju jeni “Satani i madh”, ne “Satani i vogël”. Ata kanë vrarë dhe plagosur mijëra amerikanë në Irak dhe Afganistan me mjete shpërthyese të improvizuara. Kanë bombarduar ambasadat tuaja, kanë tentuar të vrasin dy herë Donald Trumpin”, tha Netanyahu në intervistën me Sean Hanniy në Fox News, përcjellë Kosovapress. “Kanë vrarë edhe popullin e tyre dhe kanë përhapur terror në mbarë botën. Është i vetmi regjim që thotë hapur se synon shkatërrimin e Shteteve të Bashkuara dhe punon pa pushim për ta arritur këtë”.

Izraeli dhe Amerika nisën dy operacione masive ushtarake, të koordinuara ndaj Iranit, më 28 shkurt. Vetëm pak kohë pasi nisën sulmet, u vranë udhëheqësi kryesor, Ajatollahu Ali Khamenei dhe dhjetarë liderë të lartë të vendit

Ky operacion, për mënyrën si u zhvillua, po thuhet se do të studiohet për dekada. /KosovaPress


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026