Nesër vrapojnë Babadimrat në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
babadimri Perparim Rama
1 vit më parë
Linku u kopjua

Të dielën në Prishtinë mbahet edicioni i tetë “Babadimër Vrapo”, me karakter humanitar.

Organizimi synon të ofrojë ndihmë për fëmijët e Onkologjisë-Pediatri dhe 250 familje në nevojë gjatë festave të fundvitit.

Në këtë event pritet të marrin pjesë 3.200 vrapues, të cilët do të vrapojnë në kostumet e Babadimrit (Kostumi i Babadimrit, i detyrueshëm, i bashkëngjitur me numrin e maratonës).

Kostumet janë në dispozicion për blerje nga data 5 dhjetor e deri më sot në sheshin “Zahir Pajaziti” Prishtinë.

Programi fillon në orën 12:00, ndërsa vrapimi nga ora 13:00. Harta e garës përfshin rrugën nga sheshi “George Bush” te Katedralja, duke kaluar nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe duke u kthyer prapa në rrethin e flamurit.

Ndryshe, themelues dhe organizator i aktivitetit “Babadimër Vrapo” është Jusuf Islami.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025