Profesori i ORL-së, Hesham Negm nga Universiteti i Kajros në Egjipt, ka vlerësuar zhvillimin e madh që ka përjetuar Kosova gjatë 25 viteve të fundit, si dhe rëndësinë e Kongresit të Shoqatës Ballkanike për shkëmbimin e përvojave profesionale mes specialistëve të fushës.
Negm tha se kishte vizituar Kosovën menjëherë pas pavarësisë dhe se ndryshimet e arritura ndër vite janë të dukshme.
Profesori egjiptian bëri të ditur se në kuadër të kongresit ka mbajtur dy ligjërata me tema shkencore.
“Kam dy ligjërata. Njëra ka të bëjë me përdorimin e endoskopisë së induktuar nga ilaçet për diagnostikimin e apnesë së gjumit. Tjetra është një temë historike me karakter shkencor, ku kam folur për Tutankhamunin, mbretin e famshëm egjiptian, koleksionin e tij, si dhe një studim që kemi bërë duke kompjuterizuar tomografinë e mumjes së tij për të gjetur disa të dhëna shkencore”, theksoi profesori egjiptian.“Sigurisht, kur mbledh njerëz nga vende të ndryshme, ne shkëmbejmë përvoja. Disa nga këtu, disa nga atje, dhe kjo e rrit përvojën e të gjithëve”, tha ai.
Kongresi i 14-të Ballkanik i Otorinolaringologjisë dhe Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës (ORL dhe KKQ), një nga ngjarjet më të rëndësishme shkencore mjekësore në rajon, i cili po mbahet në Prishtinë nga 11 deri më 13 qershor.