Nesër (të shtunën) nis edicioni jubilar i festivalit më të madh të teknologjisë në Ballkan, “DOKU.TECH”, i cili do mbahet më 27 dhe 28 maj në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Tashmë është publikuar programi i plotë i folësve të këtij edicioni, me emra të njohur në botë nga fusha e teknologjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale.Në mesin e folësve të tjerë janë edhe:
Kasia Odrozek - Drejtore e Insights | Mozilla Foundation;
Ralph Talmont - Drejtor Kreativ & Zyrtar i Komunikimeve, Collectico / Themelues, Art in a Place of Ëork;
Paulina Chotrova - Themeluese dhe CEO e kompanisë softuerike PSK Group Lt;
Maciej Kuziemski - Drejtor Menaxhues i Filantropisë për Ndikim, iniciativë në Evropë Qendrore;
Jelena Memet - Feministe, aktiviste e paqes në Serbi dhe rajon. Themeluese i Programit Shkolla Feministe Pranverore, si dhe
Organizatorët njoftojnë se në agjendë janë të përfshira jo vetëm diskutime nga folës të shquar ndërkombëtarë, por dhe panele diskutimi, mundësi rrjetëzimi e punëtori të ndryshme të cilat aftësojnë të rinjtë kosovarë në fushën e teknologjisë duke eksploruar implikimet e inteligjencës artificiale.
“Gjatë 10 viteve të fundit, “DOKU.TECH” ka arritur suksese të mëdha, nga pritja e folësve dhe sipërmarrësve të njohur deri te eksplorimi dhe sfidimi i implikimeve sociale të teknologjisë inovative dhe lidhja e Kosovës me kufijtë e inovacionit teknologjik ndërkombëtar. Duke bërë këtë, “DOKU.TECH” ka luajtur një rol jetik në formësimin e së ardhmes së industrisë së teknologjisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.