Nënshkruhet memorandumi për restaurimin e objektit të Institutit Albanologjik të Prishtinës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nënshkruhet memorandumi për restaurimin e objektit të Institutit Albanologjik të Prishtinës
Kurtii
29/05/2026 - 19:04
Linku u kopjua

Është nënshkruar të premten memorandumi për restaurimin e objektit të Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se ky memorandum ëhstë nënshkruar nga ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, dhe zëvendësministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi-Krasniqi.

E, prezent në këtë ceremoni, sipas komunikatës, ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Pasi përmendi ndërhyrjen emergjente, në proces, për renovimin kulmit dhe ulluqeve të brendshme, po aty thuhet se, kryeministri në detyrë Kurti tha se me bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive po vendoset baza për trajtimin e plotë të ndërtesës së Institutit Albanologjik, si objekt nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

“Memorandumi parasheh zhvillimin dhe zbatimin e projektit për restaurimin e plotë të tij. Përtej aspektit fizik të ndërtesës, ky restaurim do të trajtojë edhe funksionalizimin e qëndrueshëm edhe ekspozitën e përhershme etnografike dhe në veçanti muzealizimin e zyrës së akademik, profesor, tashmë të ndjerë, Rexhep Qosja”, citohet të ketë thënë Kurti, transmeton KosovaPress.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026