Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, akuzon kryeministrin Albin Kurti që ka përfshirë rregulloren e BQK-së, ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë në dialogun e Brukselit. Dy ditë pasi palët sërish dështuan të dakordohen në kryeqendrën evropiane dhe ku doli në pah kërkesa e Serbisë për vazhdimin e financimit të strukturave ilegale, Haziri thotë se çështja e dinarit ka mundur të zgjidhet brenda vendit në partneritet me aleatët ndërkombëtar.
Haziri në një intervistë për KosovaPress, thotë se është shqetësuese bojkoti i qytetarëve serbë në votimin e 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve në veri. Ai kërkon nga qeveria një plan për integrimin komunitetit serb në veri, derisa potencon nevojën e largimit të masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Pavarësisht dështimit të shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në veri, Haziri, nënvizon nevojën e largimit të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Ai kërkon nga qeveria të qartësojë se çka do të nënkuptoj edhe largimi gradual i masave nga BE-ja, pasi të njëjtat po atakojnë ekonominë e vendit.
Mirëpo ai kërkon që të ruhet agjenda dhe formati i dialogut, derisa e sheh të domosdoshme përcaktimin e një afati kohor për përmbylljen e dialogut.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...