Në Preshevë udhëheq “Koalicioni Beteja politike e shqiptarëve vazhdon- Shaip Kamberi”
Lexohet për: 1 min.
Shaip Kamberi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë, Alban Mehmeti, ka bërë të ditur për KosovaPress, se nga numërimi deritanishëm i votave në këtë komunë po udhëheq “Koalicioni Beteja politike e shqiptarëve vazhdon- Shaip Kamberi” me 4.600 vota.

Ndërsa lista tjetër “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, deri më tash nga numërimi i votave, ka marrë gjithsej 900 sosh.

Mehmeti nuk ka bërë të ditur përqindjen e votave të numëruara deri më tash për Preshevë.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi garuan të ndarë me dy lista: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025