Në Mitrovicë sot përfundon procesi i numërimit të votave dhe verifikimi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Në Mitrovicë sot përfundon procesi i numërimit të votave dhe verifikimi
Procesi i verifikimit dhe numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Mitrovicën e Jugut pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme, pasi shumica e kutive të votimit tashmë janë numëruar, raporton KosovaPress.
Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Jugut, Bajram Hajdari, bëri të ditur se procesi ka nisur të hënën në ndërrimin e dytë dhe është zhvilluar sipas planifikimeve, pa ndonjë problem apo ankesë nga ekipet e numërimit.
“Procesi i verifikimit dhe numërimit të votave ka filluar të hënën në ndërrimin e dytë. Tashmë jemi pothuajse në përfundim edhe të ndërrimit të parë të ditës së tretë të punës dhe sot pritet të përfundojë gjithçka. Sipas planit, përfundon i gjithë procesi i numërimit dhe verifikimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë. Janë gjithsej 100 kuti votimi nga 100 vendvotime. Deri më tani janë numëruar 70 kuti, ndërsa kanë mbetur edhe 30 të tjera. Prej tyre, 10 janë aktualisht në proces të numërimit, ndërsa 20 do të trajtohen në ndërrimin e dytë. Me përfundimin e tyre do të mbyllet i gjithë procesi. Nuk kemi pasur asnjë ankesë nga ekipet e numërimit, gjithçka ka shkuar në rregull dhe shumë mirë. Shpresojmë që në të njëjtën mënyrë të përfundojë edhe pjesa e mbetur e procesit”, tha Hajdari.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë në zgjedhjet e 7 qershorit ka dalë Vetëvendosje me 42,95% ose 299,328 vota, PDK-ja e dyta me 21,14% ose 147,292 vota, LDK-ja e treta me 17,60% ose 122,659 vota dhe Aleanca e katërta me 7,16% ose 49,913 vota.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.