Në dy raste të ndara, Prokuroria Speciale ndalon 8 persona për 48 orë
1-First
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Në dy raste të ndara, Prokuroria Speciale ndalon 8 persona për 48 orë
Policia 23456
09/06/2026 - 22:52
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të martën, më 9 qershor, ka zhvilluar operacione në dy raste të ndara kundër krimit të organizuar, ku janë arrestuar tetë persona.

"Gjatë operacioneve, nën udhëheqjen e PSRK-së dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në të dy rastet janë sekuestruar prova relevante që do të shërbejnë gjatë procedurave penale.

Në rastin "White Star", u arrestuan pesë persona, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave.

Ndërsa, në rastin e dytë i koduar me emrin "Mega",  tre personat e arrestuar dyshohen për: Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar;Financim i terrorizmit; Shpëlarje e parave; Mashtrim; Detyrim; Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse;Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve të tyre.

Rastet hetimore janë mbështetur nga institucione ndërkombëtare të drejtësisë, të cilat në vazhdimësi bashkëpunojnë ngushtë me PSRK-në, si FBI, Europol, autoritetet policore të Belgjikës, Francës, Holandës dhe Kanadasë (RCMP), si dhe OPDAT nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara.

Prokuroria Speciale është e angazhuar në luftimin e krimit të organizuar dhe do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për garantimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve", thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026